Fuqia e ‘mezit të artë’ – si njerëzit ‘mesatar’ bëjnë botën të lëvis?

Fuqia e ‘mezit të artë’ – si njerëzit ‘mesatar’ bëjnë botën të lëvis?

Nga psikologe klinike: Krisalda Sauli

Bota sot idealizon perfeksionin. Kërkohet të jemi të veçantë, të jemi më të mirët, të bjem në sy, të dallojmë nga të tjerët, por rrezikojmë të humbim brenda turmës. Në fakt shoqëria është mbushur me modele force, bukurie, njohurish, veteprezantimi idealist. Por njerëzit që nuk janë më të mirët dhe as më të këqinjt, janë të thjeshtë, të zakonshëm, mesatar, çfarë ndodh me ta?

Njerëzit mesatar janë ata njerëz që e bëjnë punën e tyre pa zhurma, lexojnë email-et dhe përgjigjen, rrisin fëmijët me përkujdesje çdo ditë, nuk kanë nevojë të bëhen “të parët” por kujdesen mos të shkatërrohet asgjë rreth tyre. Praktikisht ata janë muskuli i fshehtë lidhës i shoqërisë. Degjohet si ofenduese, nënvlerësuese të qenurit mesatar, kjo për shkak të keqkuptimit që i është dhënë fjalës “mesatar”. Por, në fakt, vetëm brenda qendrueshmërisë së njëriut mesatar gjendet stabiliteti i vërtet i një sistemi.

Po ta mendoni më gjatë, shoqëria nuk funksionon nga ekstremet (më të mirët ose më të këqinjtë), por nga shumica e njerëzve mesatar. Një kompani nuk bazohet te CEO por te 50 punonjësit që bëjnë logistikat, të bëhen. Shkolla nuk gjallërohet nga një nxënës shumë inteligjent, por nga mësuesja e cila nuk dorëzohet të mësojnë të gjithë. Funkionimi i një stacioni hekurudhor nuk varet nga projektuesi inovativ i sistemit, por nga shoferat e trenit që arrin në kohë, teknikët që kontrollojnë çdo ditë shinat, punonjësi që nxjerr listën e turneve. Nëse këta njerëz “të thjeshtë” ndalojnë së funksionuari, gjithë vendi paralizohet. Këta e mbajnë gjallë sistemin.

Të kërkuarit, gjithë kohës, perfeksionin mund të bëhet kurth. Krijon njerëz të rraskapitur, të izoluar, të vetmuar dhe në krahasim të përhershëm. Për më tepër, përfundon të nënvlerësojë njëriun mesatar dhe të mundohet ta bindi se nuk është normal, se është i pamjaftueshëm. Perfeksioni është i rëndësishëm, por nuk është i jetueshëm si rregull jete. Dhe sigurisht nuk është gjithmonë i domosdoshëm për përmirësimin e një sistemi në total. Në mjekësi, për shëmbull, një klinik e mbushur me mjek të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm që bashkëpunojnë ka më shumë rezultate se një mjek kirurg brilant por i vetëm.

Kur mjaftushmëria ndërlidhet me “shkëlqimin” dhe “normaliteti” percaktohet si pamjaftueshmëri, vlerat individuale vendosen në dyshim. Presioni për tu dukur krijon një përshtypje iluzive që kush nuk dallon nga të tjerët është i dështuar. Kjo ngarkesë psikologjike nuk prek vetëm elitën, por dhe njërëzit e zakonshëm: prind, nxënës, punonjës të thjeshtë. Thjeshtësia nuk është antivlerë, është hapësira ku ndërtohet qendrueshmëria, empatia dhe durimi, është ritmi i qetë që i lejon sistemit të mos shkatërrohet kur “specialët” gabojnë. Bota nuk ka nevojë për shpëtimtarët, ka nevojë për ata njerëz dinjitoz që nuk heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre. Çdo herë që dikush bën punën e tij pa patur nevojë për njohje, kujdeset për dikë pa pritur këmbim ose respekton rregullat pa pritur shpërblim, formon një kulturë që bazohet në qendrueshmëri.

Njëriu i thjeshtë, njëriu mesatar, njëriu normal, mbase nuk është hero me përmasa epike, mbase nuk e ndryshon botën me një veprim tek të tij por e mban në këmbë me një mijë veprime të vogla. Forca e tij është kredibiliteti, durimi, kohëzgjatja, fitoria e përditshme kundër çrregullsisë. “Prototipet” flertojnë me hiperbolat dhe me shpejtësinë. Ai që zgjedh hapin e qendrueshëm nuk është më pak i rëndësishëm, por është ai që rishtron tavolinën e kolektives, pa tituj, pa ndriçim, me të vetmen naftë ndjesinë e detyrës. Dhe, sado që kjo ndjesi nuk ka titull, është një formë heroizmi që ndërton botë.

Jemi të ndryshëm, unik secili, por jo kundërshtar të njeri tjetrit dhe jo në luftë për admirim.

Leave a Comment