Nga: Krisalda Sauli, psikologe klinike
Psikosinteza njerëzore lidhet ngushtë me skemat rrethanore të adaptuara gjatë zhvillimit. Shkencërisht është vërtetuar se zigota formohet përmes ndërthurjes së materialit gjenetik mashkullor dhe atij femëror, që përfshin çdo mbartje dhe tipar mëmësor e atëror. Në periudhën prenatale, te njëriu në krijim, shumohen qeliza dhe formohen shqisat, dhe në jetë disa muaj më vonë vjen një qënie, e gatshme për të përthithur çdo informacion. Duket një qënie unike, e mirë supreme, e përsosur, që i bënë prindërit të ndjejnë ekstazën nën shikimin e prekjen e tij. Prindërit dhe familjarë të afërt janë në kërkim të ngjashmërive fizike të vetes me atë krijesë të brishtë që rritet dita ditës. Pjesë e kësaj qënie bëhet “fantazma e shpirtit” të prindërve që shprehet te mendimet dhe determinon vazhdimisht pyetjet, fjalët, zgjedhjet e tij. Vëzhgojnë sjelljet e tij, qeshin me eksperimentet e tij, gëzojnë me arritjet e tij të vogla, mërziten me dëshirat e kuriozitetin e tij të vazhdueshëm dhe praktikojnë veprime për ti treguar rolin e tij të parapërcaktuar në familje e shoqëri. Përmes besimit dhe mosbesimit, sigurisë e pasigurisë, frikës dhe turpit, mikromjedisit të trazuar, gabimeve të pashmangshme të të rriturve, kjo qënie si një vullkan shumëdimensional lufton me peshën e moshës.
Nën gjurmët e të parëve
Hapat e tij të para e njohin me rëniet e pengesat që do përjetojë. Por ai është ngarkuar me obligimin që ti forcojë këmbët e të mësojë të ecë, të flasë, të kërkojë, të dëgjojë, të rritet. Prindërit besojnë se periudha më e vështirë ka kaluar dhe njëriu i vogël, tashmë i formuar, do bindet e do ti përmbahet apriori kërkesave. Diku këtu fillon të operojë frytshëm e pandërgjegjshmja e këtij njëriu të vogël, ku në dhomën e errët të subkoshiencës në mënyra të pavullnetshme ka trashëguar përmes gjesteve instiktive frikërat, ankthin, pasiguritë, pasojat e traumave të psikikës së prindërve të tij. Prindërit në vrullin e tyre për të realizuar detyrën, kanë projektuar te ai pjesë të gabimeve të vetes. Dikur James A. Baldwin pohoi se: “Njerëzit janë të mbërthyer në histori dhe historia është e mbërthyer në ta”. Njëriu skeptik, i drejtuar te abstraksioni identifikohet në aspekte të ndryshme me nënën e babain, zëri i tij tashmë i çjerrë kërkon pavarësinë por ende qëndron i qetë e i bindur. Si një vullkan i kamufluar që qëndron i fjetur, dëgjon zhurma e sheh lëvizje, por ndjën siguri i mbyllur në muret që ka rreth vetes. Herë pas here dëgjohet kolla e tij, se njëriu i vogël jashtëson zemërime, projekton vendime, imiton reagime dhe debaton me identifikuesit e tij. Gradualisht shfaq nevojën për më tepër pavarësi, praktikon forma të larmishme për t’u supozuar i rritur, ndërkohë që i dëgjohet klithma e dëshirës për distancimin e mbrojtjes prindërore.
Adoleshenca: kurth trazicioni perceptiv
Sytë tregojnë dhimbjen, frikën, pasigurinë, gabimet dhe fajin e gjithsecilit, ndaj dhe komunikimi verbal mes prindërit dhe adoleshentit pakësohet gradualisht. Pasqyra i tregon pamjen fizike dhe i mbulon të fshehtën e shpirtit. Paraqitja duket tipike, e pranuar dhe e dallueshme për një adoleshent. Njëriu i brishtë orientohet te shoqëria dhe mendon se skemat e së kaluarës mund të ndryshohen ose ç’bëhen. Kërkon të zhduk pjesë të vetes, të shpëtojë nga elementet konfliktuale tranzitore. Dogmat e mësuara dhe asociuara me realitetin praktik ndjen se e mbysin dhe kërkon një armë për të përballur ndryshimin. Ai zgjedh të vesh mandelin jeshil, dhe ashtu si në filmat fantazo-shkencor të shpërbëj çdo shtrëmbërim mjedisor, të vendos drejtësi dhe të ndërtojë një botë utopike. Ai mandel pretendon se do e bëjë sundimtar, të ndryshëm nga prindërit që i fajëson për fjalët e veprimet, miqësia e bashkëmoshatarët do e mbështesin duke qënë se gjeti çelësin e ndryshimit dhe mes së gjithash sulmimi i superegos do i lejojë libidos të shprehet lirshëm. Vullkani është duke treguar se ekziston dhe është i fortë. Zjarri që ka brenda vetes, e di që e bën të frikshëm për kundërshtarët dhe të pëlqyeshëm për aleatët. Njëriu me mandel së bashku me ndjekësit e tij ndjen se po ndryshon, po bëhet i aftë dhe kopetent, përjeton ndjesi që e habisin dhe beson se emocioni i tij është unik e i papërsëritshëm. Ndryshon komunikimin, qëndrimin, bindjen, besimet dhe huazon stil të ri identifikimi. Krijon bindje se mund të jetë plotësisht i pavarur, që të zhvishet nga mësimet e fëmijërisë, të flakë frikërat dhe të ndyshojë botën rrethuese.
Në kërkim të vetes brenda rrethit vicioz të origjinës
Njëriu i strukur në padrejtësitë e shoqërisë, i zhgënjyer nga egoizmi altruist i tij, i trëmbur nga vetmia e zhdukjes përpos një mandeli asocial, fillon të kërkojë sërisht njëriun e vogël. Vullkani që ka shpërthyer dhe ka derdhur llavën e tij, ka dëmtuar muret dhe ka lënduar ata që i qëndronin pranë kur ai ishte ende në gjumë. Ky njëri nuk dinte se të mposhtësh dikë është shumë e lehtë, e vëshirë është të fitosh dikë. Askush nuk mund të arratiset nga vetëvetja, pavarësisht mandelit që mund të vesh gjithsecili, askush nuk mund të vendosi mos të shohë vetëveten apo të heshtë zhurmat e mendimeve në kokën e tij. Një fëmijë mbetet gjithnjë pasqyra e prindërit dhe zhvillimi i tij varet nga transaksionet që bën prindi në shoqëri.
Ndihet i frustuar nga kamuflimi i tij, kujton në një çast kohën kur ishte fëmijë dhe supozonte se ajo siguri do zgjaste përgjithmonë. Papritmas minimizon forcën, ngrin dhe ndihet i pafuqishëm. I vjen turp që lëndojë ata që kishte pranë me nevojën për të sunduar. Njëriu me mandel fillon të kërkojë të mbijetuarit, për të rifituar shpresa. Kërkon falje dhe kërkon sërisht nga prindërit të jetë njëriu i vogël me zërin e ulët. Mandel i tij nuk po i jep më forcë dhe aleatët e tij nuk po i dallon dot më. Disa prej tyre kanë hedhur mandelin dhe janë kthyer sërisht në njerëz të vegjël, disa janë mbuluar totalisht me mandelin dhe janë inekzistent dhe disa mësuan të përdorin mandelin e tyre si sundimtar të vetes. Në një shoqëri ku kaosin e bënë më kaotik, harrojmë të flasim e të dëgjojmë, harrojmë të falim e të kërkojmë mirëkuptim dhe harrojmë te jemi të lumtur. Marcel Pagnon shkruan: “Arsyeja përse njerëzve u duket kaq e vështirë të jenë të lumtur, është sepse e shohin të shkuarën më të mirë nga ç’ishte, të tashmen më të keqe se ç’është dhe të ardhmen më pak të zgjidhshme nga ç’mund të jetë”.
Njëriu kupton se prindi i tij nuk është nënshtrues, por mbrojtës. Mandeli që mbajti nuk e ndryshojë botën por e prezantojë me veten. Njëriu mëson të pajtohet me tiparet që ka socializuar dhe dogmat e kundështuara dikur, i ngjajnë të arsyeshme e të nevojshme tashmë. Por, e ndërgjegjshmja ndonjëherë është e pafuqishme përpara se pandërgjegjshmes. Prindi i kujton periudhën e sundimit dhe njëriu dikur i vogël i kujton periudhën e pafuqisë. Ashtu si vullkani që pas betejës tërhiqet dhe qetësohet i sigurt në muret e tij rrethues, por herë pas here kollitet duke i rikujtuar botës se një ditë do shpërthejë sërisht. Veten nuk e mposhtë dot dhe fëmijëria mbetet çelësi për jetën e shëndetshme. Qorrsokaku i strukturuar ndër vite do e detyrojë sërisht të shpërthej forcën, sërisht të kërkojë të shpëtojë duke kërkuar fajin te tjetri, sërisht ta ngarkojë veten me frikëra dhe sërisht të kërkojë të kthehet në origjinën e tij të pafajësisë, duke mos ditur që ajo ka humbur përgjithmonë….